Facebook dje fshiu afro 900 porosi në lidhje me grupet e ekstremit të djathtë Praud Bojs (Proud Boys) dhe Amerikan Gard (American Guard), kumtoi kompania.
Në kumtesë theksohet se më shumë se 500 profile në Facebook dhe më shumë se 300 profile në Instagram ishin fshirë pasi numër më i vogël i profileve në lidhje me të dy grupet ishin fshirë edhe dy javë më parë.
Facebook së pari fshiu profilet që kishin të bënin me të dy grupet më 30 maj, kur u vërejt se ata kishin filluar të postonin në lidhje me protestat në SHBA.
Facebook fillimisht i ndaloi këto grupe të promovonin urrejtje, por ata vazhduan të postojnë foto me armë dhe i nxisin njerëzit që të marrin pjesë në protestat në të gjithë Amerikën që u përhapën nga Mineapolisi pas vrasjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Fllojd.
Facebooku monitoron se si grupet e ekstremit të djathtë po përdorin rrjetin social për të koordinuar veprimet dhe rekrutuar anëtarë të rinj./MIA