Fabrika e “Fajzer” në Belgjikë u kthye në prodhim normal të vaksinës

TË FUNDIT

Pas shtyrjes së përkohshme të prodhimtarisë së vaksinave, fabrika “Fajzer” në qytetin belg Purs e ktheu orarin e dërgesave tek komitentët në normale, kumtoi sot kompania.

Siç theksojnë prej atje, javën e kaluar dhe në fillim të kësaj jave janë dorëzuar vetëm tetë për qind më pak doza nga dakordimet, transmeton “Le Soar”.

“Siç kemi thënë më parë, jemi kthyer sërish në ritmin normal të prodhimit të planifikuar. Ndikimi është minimal dhe ne kemi dhënë tetë për qind më pak doza sesa ishte planifikuar fillimisht”, tha zëdhënësja e “Fajer” Mari Liza Verslden.

“Fajzer” më 15 janar kumtoi se përkohësisht për Evropë do të dorëzojë më pak doza të vaksinave të koronavirusit, për shkak të ndryshimeve në procesin e prodhimit në fabrikën e saj të Purs.

Kjo vonesë është dashur të ketë efekt të kufizuar vetëm për periudhën nga 18 deri në 25 janar.

Shumë vende evropiane kanë paralajmëruar padi kundër kompanisë amerikane për vonesat sepse plani i tyre i vaksinimit është prishur.