Evropianët nga fillimi i pandemisë shpenzojnë më pak dhe kursejnë më shumë

TË FUNDIT

Konsumi real i familjeve  për kokë banori në tremujorin e parë të vitit 2020 në vendet e eurozonës ka rënë për tre për qind, ndërsa në të gjithë Bashkimin Evropian për 2,9  për qind, publikoi Eurostati.

Theksohet se kjo është periudha kur në fuqi ishin masat më të gjera për mbrojtje nga përhapja e Kovid-19 dhe se kjo është rënia më e madhe e konsumit të amvisërive në BE nga vitit 1999 dhe fillimi i matjes së statistikës së këtillë.

Eurostati thekson se në periudhën e njëjtë ka pasur rritje të të ardhurave të të disponueshme bruto te amvisëritë në eurozonë për 0,9 për qind, ndërsa në nivel të BE-së për 1,2 për qind.

Është sqaruar se mbi rritjen e të ardhurave pozitivisht ka ndikuar ulja e tatimeve rrjedhëse dhe të dhënave sociale neto, por edhe rritja e ndihmës sociale të shteteve.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla e kursimit të familjeve në eurozonë dhe BE është rritur për 4,3 për qind në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2019.

Rritje më të mëdha janë shënuar në Belgjikë, Danimarkë dhe Holandë, ndërsa më të vogla në Poloni, Suedi dhe Çeki.

Për të gjitha vendet anëtare, përveç dy, rritja e shkallës së kursimit është shpjeguar me ulje të fuqishme të shpenzimeve individuale.

Rënia e konsumit individual në familje  më e shprehur është në Itali, Spanjë dhe Belgjikë, ndërsa pastaj vijon edhe Franca.

Në të njëjtën kohë, të ardhurat e disponueshme bruto ndryshojnë, duke u rritur në Poloni, Danimarkë, Çeki, Irlandë, Holandë dhe Finlandë, ndërsa është ulur në Spanjë, Itali, Portugali, Gjermani dhe Austri. 

TË NGJAJSHME