EVN Maqedoni lidhur me incidentin e djeshëm në Tetovë dënon çfarëdolloj të dhunës dhe vandalizmit. Për shkak të incidentit paralajmërojnë mbrojtje më të madhe të të punësuarve dhe të pronës.
“Dënojmë çfarëdolloj të dhunës dhe vandalizmit. Edhe krahas kësaj që kryerësi është arrestuar, EVN po ndërmerr masa për mbrojtjen e të punësuarve dhe pronës së vet. Kemi mirëkuptim për protesta të qeta, edhe pse nuk e dimë pse janë drejtuar kundër nesh”, theksohet në kumtesën e Departamentit për Komunikime pranë EVN Maqedoni.
Për të dyja automjetet e EVN Maqedoni të cilat u dogjën mbrëmë, si të dyshuar policia e ka arrestuar K.O. (43) nga Tetova. Është i dyshuar se në periudhën prej orës 00.40 deri në orën 01.10 në rrugën “Ivo Ribar Lola” dhe në bllokun e banimit 70 në Tetovë me lëng të ndezshëm ka shkaktuar zjarr në automjetin “Dacia daster” dhe automjetin “Nisna”, të dyja në pronësi të EVN Maqedoni, të cilat plotësisht janë djegur. Gjithashtu, nga zjarri është përfshirë edhe një automjet “Golf”, me targa të Tetovës.
