Evakuohen ndërtestat banesore dhe objektet afaritse. Pas tërrmetit rritet niveli i detit

TË FUNDIT

Pas tërmetit u rrit niveli I detit në zonën Iskenderum në Hataj, ndërsa rrugët, sheshet dhe objektet në afërsi të bregdetit janë vërshuar. Ndërtesat banesore dhe objektet afariste në Bulevard janë evakuuar për shkak të lartësisë së ujërave të detit. Iskenderum është një prej porteve më të mëdha në Turqi. Sipas informacioneve, pas tërmetit, atje ka pasur edhe cunami. Po ashtu ka pasur edhe zjarr si pasojë e kontejnerëve që u rrëzuan në port nga tërmeti I fuqishëm. Autoritetet turke po përpiqen që ta shujanë zjarrin por njëkohësisht edhe t’I shpëtojnë njerëzit që janë në rrënoja dhe t’I evakuojnë të tjerët.