EUROTHINK DHE FONDACIONI SHOQËRI E HAPUR: “MARRJA E DATËS VARET NGA GJERMANIA DHE FRANCA”

TË FUNDIT

Qendra për Strategji Evropiane Eurothink dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur, kanë bërë një analizë, rezultati i së cilës, raportin e fundit të BE-së për Maqedoninë e Veriut e tregon si më pozitivin në krahasim me raportet e kaluara. Lupço Petkovski nga Eurothing thotë se nëse nuk marrim datë për fillimin e negociatave duhet të dimë se nuk është faji tek ne, por tek politikat e brendshme të vendeve anëtare të BE, siç janë Gjermania, Franca.  Sipas tij vendet anëtare të BE-së duhet të kenë parasysh edhe faktin që së shpejti Greqia do të ketë qeveri të re e cila nuk do të jetë shumë pro Marrëveshjes së Prespës dhe e cila mund të bllokojë procesin e anëtarësimit të vendit.

“E dimë që Marrëveshja e Prespës është argumenti më i fuqishëm me të cilën vendi jonë mund të ketë qasje dhe të kërkojë zhbllokohen të gjitha proceset. Në Greqi do të ketë qeveri të re që nuk është shumë e prirur për Prespën. Ne e dimë se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës varet nga dinamika e pranimit të Maqedonisë në Evropë, kështu që përsëri do të dërgojmë atë mesazh që është e rëndësishme jo vetëm që të hapen negociatat në mënyrë simbolike, por edhe në mënyrë praktike. Përndryshe me këtë nuk do të dënohet vetëm Qeveria jonë , por shoqëria jonë”, deklaroi Lupço Petkovski nga Qendra për Strategji Evropiane Eurothink.

Fani Karanfilova-Panovska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur  tha se Maqedonia e Veriut ka treguar progres pothuajse në të gjitha kapitujt.

“Në raport është treguar se Maqedonia e Veriut nga gjendja shtet i kapur sot pothuajse në të gjitha kapitujt e sidomos në ato më kryesoret të cilat kanë qenë të caktuara me vendimet e Këshillit e Evropës, si në pjesën  në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në shërbimet e sigurisë, administratë publike dhe sundimin e ligjit ka një përparim domethënës”, theksoi Fani Karanfilova Panovska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur.

Nga këto dy organizata thonë se mos marrja e datës do të jetë dënim dhe zhgënjim për qytetarët. Ata shtojnë se vendi ka bërë mjaftueshëm që të meritoje marrjen e datës, duke përmendur ligjet reformuese, për të cilët thonë që duhet kohë për implementimin e tyre.

Përgatiti: Valmira Zendeli