Eurostat: Pagat e grave në BE për 14 për qind më të ulëta se pagat e burrave

TË FUNDIT

Agjencia evropiane për statistikë publikoi se fitimi bruto i grave në BE për një orë është mesatarisht 14,1 për qind më i ulët se fitimi i burrave.

Eurostat konstaton se pabarazia në fitimin midis grave dhe burrave është më e madhe në Estoni (21,7 për qind), Letoni (21,2 për qind), Austri (19,9 për qind) dhe Gjermani (19,2 për qind).

Nga ana tjetër dallimet më të vogla janë në Luksemburg (1,3 për qind), Rumani (3,3 për qind), Itali (4,7 për qind) dhe Belgjikë (5,8 për qind).