Eurostat: Inflacioni në eurozonë në korrik u përshpejtua ndjeshëm në 8,9 për qind rekord

TË FUNDIT

Inflacioni në eurozonë në korrik  u përshpejtua ndjeshëm duke arritur një nivel të ri rekord prej 8,9 për qind, të shkaktuar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve të energjisë dhe ushqimit, treguan sot vlerësimet e para të Eurostatit.

Rritja e çmimeve të konsumit në 19-të vendet e eurozonës, të shprehur me indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit HICP (HICP), u përshpejtua ndjeshëm në korrik në nivel vjetor,  në 8,9 për qind, nga 8,9 për qind  në qershor, sipas vlerësimit të parë të Shërbimit Statistikor Evropian.

Arsyeja kryesore e përshpejtimit të fortë edhe më tej është rritja e çmimeve të energjensave, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë për shkak të invadimit të vendit fqinj, si dhe pasiguritë në lidhje me furnizimin me gaz.

Çmimet e energjisë në muajin e fundit në eurozonë kanë qenë 39,7 për qind më të larta krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, pas një rritjeje prej 42 për qind në qershor.

Çmimet e ushqimit vazhdojnë të rriten ndjeshëm, kështu që në korrik kanë qenë 11 për qind më të larta se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa pothuajse me të njëjtën përqindje u rritën edhe një muaj më parë, tregojnë vlerësimet e para të Eurostatit.

Kur janë përjashtuar çmimet shumë të paqëndrueshme të energjisë dhe ushqimit, inflacioni vjetor u përshpejtua në pesë për qind në korrik nga 4,6 për qind një muaj më parë.

Vendet baltike shënuan norma më të larta vjetore të inflacionit në korrik, ndërsa Estonia sërish kishte normë të lartë, prej 22,7 për qind. Në Letoni dhe Lituani ato arrijnë në 21 dhe 20,8 për qind.

Gjysma e vendeve në eurozonë kanë norma vjetore dyshifrore të inflacionit,  ndërsa në volum prej 10 deri në 20 për qind, Sllovakia ka normën më të lartë – 12,8 për qind. Afër janë  edhe Sllovenia, Holanda dhe Greqia, me inflacion rreth 11,6 për qind.

Inflacion më të ulët se 10 për qind është shënuar në Irlandë, 9,6 për qind dhe Portugali me 9,4 për qind. Vijojnë Luksemburgu dhe Austria me rritje të çmimeve të konsumit prej 9,3 për qind në bazë vjetore.

Gjermania dhe Italia, ekonomia e parë dhe e tretë më e madhe, sipas vlerësimeve fillestare shënojnë inflacion  prej 8,5 dhe 8,4 për qind.

Inflacionin më të ulët ka Malta, 6,5 për qind, sipas të dhënave të fundit të Eurostatit.