Europol: Gjatë pandemisë është rritur distribuimi i përmbajtjeve me keqpërdorim seksual të fëmijëve

TË FUNDIT

Europoli paralajmëroi se gjatë izolimit për shkak pandemisë, është rritur distribuimi i përmbajtjeve që tregojnë keqpërdorime seksuale të fëmijëve.

“Është vërejtur që në muajt e fundit nëpër tërë botën, derisa fëmijët dhe kundërvajtësit seksual u mbyllën nëpër shtëpitë e tyre, vërehet rritje e numrit të materialeve të keqpërdorimeve seksuale të fëmijëve të cilat shpërndahen nëpër internet”, thuhet në kumtesën e Europolit.

Kriminelët e shfrytëzojnë modelin P2P të komunikimit në internet dhe pjesën e fshehur të rrjetit (dark web) që të gjejnë, shkëmbejnë dhe shesin përmbajtje seksuale në të cilat ka fëmijë.

Drejtoresha ekzekutive e Europolit, Ketrin De Bal deklaroi se distribuimi i materialit të till është rritur gjatë pandemisë, edhe pse ka qenë në nivel të lartë edhe para pandemisë./MIA