Komisioni Evropian ka paralajmëruar qeveritë nacionale në Union se nuk janë të përgatitur për valën e re të epidemisë së koronavirusit dhe i rekomandoi masa të përbashkëta për vaksinat kur të jenë gatshme për përdorim.
“Pandemia kthehet në nivelin e marsit, por gjendja jonë e gatishmërisë nuk është në atë nivel”, tha nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis S’hinas.
Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të miratojnë strategji të përbashkët për fazën e re të pandemisë dhe të shmangin masat e ndryshme në nivelin kombëtar, e cila ndodhi në muajt e parë të pandemisë në kontinent.
Në Evropë ka 100.000 raste të reja për një ditë, krahasuar me më shumë se 51.000 në SHBA./MIA
