Eurodeputetja Brempt për TV21: Rusia, Kina dhe SHBA po bëjnë thirrje për shpërbërje të Evropës

TË FUNDIT

Në një intervistë për TV21 nga Brukseli, eurodeputetja Kathleen Van Brempt tha se Rusia, Kina dhe SHBA po bëjnë thirrje për shpërbërjen e Evropës. Eurodeputetja belge tha se nëse 15 vjet më parë ishte e sigurt se Evropa nuk do të shpërbëhej, tani mendimi është krejtësisht ndryshe.

“Ka vetëm dy ekstreme dhe gjithçka që është në mes. Më vjen shumë keq që duhet ta them këtë, por Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për shpërbërjen e Evropës. Evropa ndoshta më në fund mund të shpërbëhet. Nëse do të më kishit pyetur të njëjtën gjë 15 vjet më parë, do të kisha thënë se Evropa nuk do të shpërbëhej kurrë dhe do të zgjerohej gjithmonë, do të bëhej më e fortë, më e madhe dhe më e mirë. Por sot nuk jam më e bindur për këtë. Dobësitë janë të dukshme edhe në Evropë. Kjo është një mënyrë. Rruga tjetër është e vetmja mundësi që do të sjellë zgjidhje, dhe ajo është një Evropë më e fortë. Kjo do të thotë të krijojmë një ushtrie evropiane, unitet politik dhe lidership të fortë në suaza të demokracisë”, tha Brempt për TV21.