“Euro 2024”, Maqedonia në një grup me Italinë, Anglinë dhe Ukrainën

TË FUNDIT

Në Frankfurt të Gjermanisë është mbajtur ceremonia për hedhjen e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian, Euro 2024.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mësuan emrat e kundërshtarëve.

Maqedonia do të jetë në Grupin C, bashkë me Italinë, Anglinë, Ukrainën dhe Maltën.

Shqipëria është vendosur në Grupin E. Kuqezinjtë janë në grup me Poloninë, Republikën e Çekisë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Ndërkohë Kosova është në Grupin I, grup që është me gjashtë skuadra përfaqësuese.

Zvicra është në krye të grupit nga vazo e parë, derisa Dardanët do të ndeshen me Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Kualifikimet për Euro 2024

Grupi A: Spanja, Skocia, Norvegjia, Gjeorgjia, Qipro

Grupi B: Holanda, Franca, Irlanda, Greqia, Gjibraltar

Grupi C: Italia, Anglia, Ukraina, MAQEDONIA e Veriut, Malta

Grupi D: Kroacia, Uells, Armenia, Turqia, Letonia

Grupi E: Polonia, Republika Çeke, SHQIPËRIA, Ishujt Faroe, Moldavi

Grupi F: Belgjika, Austria, Suedia, Azerbajxhan, Lituania

Grupi G: Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria

Grupi H: Danimarka, Finlanda, Sllovenia, Luksemburgu, Irlanda e Veriut, Litenshtajni

Grupi I: Zvicra, Izrael, Rumania, KOSOVA, Bjellorusia,  Andorra

Grupi J: Portugalia, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda,Kazakistani, Sllovakia,  San Marino