Mbeshtetje Kongos për luftën ndaj Ebolës

TË FUNDIT

Më 15 maj, Republika Demokratike e Kongos konfirmoi zyrtarisht shpërthimin e 17-të të Ebolës që nga viti 1976. Dy ditë më vonë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli shpërthimin e një emergjence shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës, njoftoi të hënën vendimin për të dërguar një ekip ekspertësh mjekësorë për të mbështetur përpjekjet e Republikës Demokratike të Kongos për kontrollin e Ebolës.

Grupi i ekspertëve mjekësorë kinezë kundër epidemisë, mbërriti të martën në Kinshasa, kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos (RDK), për një mision tremujor për të mbështetur reagimin e vendit të Afrikës Qendrore ndaj shpërthimit të Ebolës.

Lu Ming, kreu i ekipit të ekspertëve kinezë, tha se ekipi do të fillojë punën menjëherë në përputhje me nevojat e palës kongoleze, si dhe do të bashkëpunojë me institucionet lokale mjekësore dhe të kontrollit të sëmundjeve, për të ofruar mbështetje në vlerësimin e epidemive, menaxhimin e rasteve dhe fusha të tjera.