EURO 2020, Pandev apo Arnautoviç? Xhimi nga Anglia mbështetë Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Rreth 2 mijë tifozë nga Maqedonia e Veriut do të jenë të pranishëm në stadiumin “Arena Kombëtare” në Bukuresht për sfidën kundër Austrisë.

Ata kanë udhëtuar nga Maqedonia e Veriut, për ta parë ndeshjen debutuese të përfaqësueses në evropian.

“Jemi këtu në pjesën e vjetër të qytetit të Bukureshtit, atmosfera është festive. Do të shkojmë për t’i pyetur tifozët e futbollit se për kë bëjnë tifo”, Artan Nuhiu – gazetar TV21.

Kush do të fitojë nesër?

“Dua të fitojë Maqedonia. 0-1 golashënues do të jetë Elif Elmaz nga kundërsulmi në minutën e 82”.

“Unë jam Xhimi, jam nga Anglia por e mbështes Maqedoninë. Përpara Maqedoni. Pandev do të shënojë dy gola. Patjetër të fitojmë Maqedonia do të fitojë”.

“Maqedonia kush tjetër të fitojë. 2-1. Unë jam nga Struga. Jam rritur në Itali tani jetoj në Zvicër, por këtu jam për Maqedoninë. Nesër Enis Bardhi do të tregoj se si është futbolli në Maqedoni. Jo vetëm Brazili dhe Argjentina ka talente edhe tek ne”.

“Kuptohet Austria. 2:0 sepse Marko Arnautoviq do të shënojë dy gola”.

E njihni ndonjë futbollist nga Maqedonia?

“Po, Pandevin”.

“Nesër ne do të fitojmë 2-0”.

Kush mendoni se do të shënojë?

“Do të shënojë Arnautoviç. Dhe një tjetër do ta shënojë Alaba nga goditja e lirë”.

E njihni ndonjë futbollist nga Maqedonia?

“Po e njoh Panedvin, është lojtar i mirë, por mendoj se është shumë i vjetër për evropian”.

Pandev apo Arnautovic, se cili do të dalë fitimtar, kjo do të kuptohet sot në ndeshjen Maqedoni-Austri. Në stadium për shkak masave anti-covid prania e tifozëve do të jetë maksimum 33% nga kapaciteti u ulëseve në tribuna.