Pronari dhe drejtori i përgjithshëm i ZSF KOM, Fatmir Etemi sot në konferencën e parë të pasurive të paluajtshme të organizuar në vend, theksoi se autoritetet po i bllokojnë projektet e tyre. Ai thotë se ka leje që presin 5-10 vjetësh.
“Ne kemi një problem tjetër dhe ne ndërtuesit jemi për t’u kritikuar, sepse nuk kemi organizuar një event të tillë për të dërguar mesazh se pse çmimet po rriten për shkak të kostove. Procedurat e lejeve të ndërtimit zgjasin me vite dhe ka që zgjasin 5-10 vjet. Ky është një fenomen i kohëve të fundit. Dikur moratoriume, vendime politike, të paligjshme, për të mos dhënë miratim për ndërtim. Procesi nuk mund të ndërpritet, ka plane detale urbanistike në fuqi”, thotë Etemi.
Sipas tij, në shumë vende ka plane urbanistike në fuqi, por njerëzit nuk marrin leje ndërtimi.
