“Është vepër penale”, Mickoski: Limani të tregojë për miratimin e planeve urbanistike pa mendim nga institucionet

TË FUNDIT

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar paralajmërimet e Valbon Limanit, i cili tha se do ta kontestojë juridikisht vendimin e mundshëm të qeverisë për emërim të përfaqësuesit të qeverisë si kryetar të Gostivarit, pas dështimit të zgjedhjeve në këtë komunë në zgjedhjet e 19 tetorit, për shkak të mungesës së censusit, përcjell TV21. Mickoski tha se Limani duhet të tregojë, për siç thotë ai, dy plane të detajuara urbanistike, që sipas kryeministrit janë miratuar në mënyrë të paligjshme.

Në lidhje me: Valbon Limani nuk tërhiqet! Thotë se mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri

“U.d. kryetar i Gostivarit nuk e di nëse gjithashtu ka ndarë me ju se ka miratuar në Këshill dy plane të detajuara urbanistike pa mendim nga institucionet, supozoj që nuk e ka thënë. Është vepër penale. Duhet ta ndajë edhe atë me mediat para se të japë sugjerime, ndërsa sa i përket asaj teme, po e kemi hapur atë temë dhe logjike është se do të flasim me atë temë”, theksoi Mickoski./tv21.tv