Është hakuar ueb faqja e fushatës presidenciale të Trampit

TË FUNDIT

Ueb faqja zyrtare e fushatës presidenciale të Donald Tramp ishte hakuar për pak kohë, një javë para zgjedhjeve në SHBA më 3 nëntor.

Në ueb faqe disa minuta ka qëndruar porosia se “kjo ueb faqe është  sekuestruar”.

“Bota është përplot me informata të rreme të cilat presidencial çdo ditë i shpërndan, është shkruar në ueb faqen.

Autorët e porosisë kanë pohuar  se kanë informata të besueshme për Trampin dhe Qeverinë e tij, dhe kanë kërkuar pagesë në kriptovaluta që të zbulohet përmbajtja e saj. Megjithatë, hakerët nuk kanë dhënë kurrfarë dëshmie për pohimet e tilla.

Zëdhënësi i fushatës Tramp 2020, Tim Murto e konfirmoi hakimin e ueb faqes, duke theksuar se bashkëpunohet me policinë që të gjendet burimi i sulmit dhe shtoi se faqja sërish  është në funksion./MIA