“Është e logjikshme që janari të jetë kritik”! Qytetarët të mos lirohen, përjetojmë kulmin e dytë”!

TË FUNDIT

Temperaturat e ulëta shkaktojnë përhapje më të shpejtë të virusit korona, tha Nikolla Panovski në emisionin Click Plus në TV21. Ai shtoi se është e logjikshme që janari të jetë muaji më kritik. Profesori Panovski mendon se lakorja do të shkojë lart me uljen e temperaturave, përkatësisht pritet që nga 15 nëntori të rritet numri i të infektuarve.

“Është e logjikshme që janari të jetë më kritik. Nuk është njësoj kur fryn era dhe  kur ka mjegull. Edhe kjo ndikon. Nëse fillon të shkojë lart lakorja  kjo do të jetë kur do të bien temperaturat, nga 15 nëntori e më tej”, deklaroi Nikolla Panovski, Mikrobiolog.

Mjeku Zllate Mehmedoviq pohon se e jetojmë kulmin e dytë dhe se qytetarët janë liruar pak duke mos i respektuar rekomandimet dhe protokollet shëndetësore.

“Mendoj se jemi në kulmin e dytë të krizës. Frika është ulur në krahasim me ditën kur OBSH-ja shpalli pandemi dhe kur u paraqit rasti i parë në Maqedoni”, tha  Zllate Mehmedoviq, ish drejtor i Shtëpisë së shëndetit Shkup.

Në dimër këtu është edhe gripi sezonal. Se sa do të jetë i përgatitur sistemi shëndetësor të përballet edhe  me këtë grip? Arben Zyberi tha se vitin e kaluar i kanë kthyer vaksinat për gripin sezonal.

“Më kujtohet se vitin e kaluar i kemi kthyer vaksinat për shkak se nuk kishte interes nga qytetarët për t’u vaksinuar. Mendoj se këtë vit nuk do të jetë ashtu. Mendoj se këtë vit do të ketë interes të madh për gripin sezonal. Duke e marrë parasysh situatën dhe frikën”, deklaroi  Arben Zyberi, Ish drejtor i ISHP

Edhe profesori Panovski me qëndrim se këtë vit një numër i madh i qytetarëve do të vaksinohen. Ai tha se vaksina për gripin e viti të kaluar ishte e suksesshme sepse e ka goditur virusin për 40%.