Sead Koçan më 17 korrik, i dënuar për rastin “Trust” do të duhet të paraqitet që të vuajë dënimin me burg. Siç informojnë nga Gjykata Penale, akti referues i është dorëzuar tashmë.
Gjykata e Apelit Koçanit ia uli dënimin nga 6 vjet në 4 vjet e 8 muaj, ndërsa Vasill Aviroviqit në vend të dënimit me burg i shqiptoi dënim me kushtë. Koçan, udhëheqës i kompanisë Transmet u dënua për shkak se me dokumente të rrejshme ka marrë pjesë dhe ka fituar tender për nxjerrje të qymyrit në TEC Manastir të ELEM SHA, në vlerë prej 17 milion eurove.
