Ersin Tatar fitoi në zgjedhjet presidenciale në Qipron Veriore

TË FUNDIT

Kryeministri i Republikës turke të Qipros Veriore, Ersin Tatar, fitoi zgjedhjet e djeshme presidenciale në pjesën turke të Ishullit, duke fituar 51,74 për qind të votave, transmetuan mediat britanike mbrëmë vonë.

Kundërshtari i Tatarit dhe presidenti aktual i këtij vendi, Mustafa Akingji, fitoi 48,26 për qind të votave.

Qipriotët turq zgjodhën presidentin e tyre të ri në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Siç u njoftua më parë, pas konfliktit për të drejtën e shfrytëzimit të lëndëve djegëse fosile në ujërat e Mesdheut lindor midis Turqisë dhe Greqisë, fushata zgjedhore midis Akingjit (72), i cili kundërshton dominimin e plotë të Ankarasë dhe Tatarit (60) u intensifikua, i cili, nga ana tjetër, është i përkushtuar haptas për harmonizimin e plotë të Qipros Verior me politikën zyrtare turke.

Vend i njohur ndërkombëtarisht është Qiproja, i vendosur në pjesën jugore greke të ishullit. Pjesa greke e Qipros është anëtare e BE-së, ndërsa vetëm Turqia ka njohur shtetin qipriot turk në veri të këtij ishulli të ndarë mesdhetar.

Prova e parë për presidentin e ri të Qipros Veriore do të jetë takimi me grekët qipriotë dhe përfaqësuesit e tre vendeve “garantuese” të Qipros – Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe – që u paralajmërua nga sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh, në mënyrë që të lëvizin negociatat e ngrira paqesore. bs/bsh/