“Error” do zhduket, platforma po plotësohet, dhjetëra persona punojnë në platformën për mësim online

TË FUNDIT

Pse paraqitet “Error” te pjesa më e madhe e nxënësve që duan të lidhen me platformën nacionale për mësim online? Boro Jakimovski, udhëheqës i ekipit për zhvillim të platformës nacionale për mësim nga distanca në emisionin EU Click, deklaroi se ka vetëm një muaj që po punojnë në këtë platformë dhe se e njëjta ende po plotësohet. Shton se kanë pasur shumë afat të shkurtër për ta krijuar platformën.

“Në ekip jemi rreth 10 njerëz dhe më pak. Në opinion për krijimin ishte preh e sulmeve. Ne realisht po bëjmë akomodimin e mjeteve ekzistuese në një platformë që do të jetë e qasshme” u shpreh Boro Jakimovski – udhëheqës i ekipit.

Jakim Nedellkovski, nga SASHK thotë se të gjitha përgatitjet për fillim të vitit shkollor duhej të fillonin më herët.

“Fakt është se po përballemi me probleme të panumërta. Probleme që askush nuk i parashihte që do të ketë. Fakt është që duhej më herët të fillojnë përgatitjet. Platforma dhe sistemi duhej të bëheshin më herët dhe më herët të fillojnë dhe përfundojnë trajnimet”, deklaroi Jakim Nedellkovski – SASHK.

Ish-ministri i Arsimit, Arbër Ademi në “10 MINUTA” në TV21, përmendi se edhe në vendet tjera kishte probleme, përkatësisht sistemi të bie. Ai shpjegoi se UNICEF kishte një platformë të gatshme për mësimdhënie në internet, e cila ishte falas për ne. “Nuk është kjo që po përdoret tani.”

Edhe vetë ministrja, Carovska porositi se nuk do të jetë e lehtë dhe duhet të gjithë të bartim problemet, dhe se është e vetëdijshme se ky sistem në këtë kohë do të jetë i suksesshëm.