Manchester City ka konfirmuar transferimin e Erling Haaland nga Borusia e Dortmundit.
Në faqen e tyre të internetit kanë sqaruar se kanë arritur një marrëveshje në parim me Borusian e Dortmundit për transferimin e sulmuesit Erling Haaland. Ai mund t’i bashkohet klubit anglez nga 1 korriku i 2022-it.
Ndërsa kushtet e transferimit mes klubeve nuk bëhen të ditura.
Haaland është kërkuar edhe nga Reali i Madridit dhe Barcelona.
