Erion Veliaj i jep “Çelësin e Tiranës” kryetarit të Prishtinës

TË FUNDIT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama të cilit ia dorëzoi “Çelësin e Tiranës”, transmeton TV21.

Veliaj “Çelësin e Tiranës” Përparim Ramës ia jep, siç theksoi për të hapur një faqe të re bashkëpunimi.

“Më vjen mirë që në këtë ditë pushimi e kemi një vizitë të parë zyrtare të Përparim Ramës, për të hapur një faqe të re të bashkëpunimit tonë, një faqe të fortë ku punojmë më fortë, duhemi më shumë, lidhemi dhe bashkëpunojmë më intensivisht se kurrë më përpara. E kemi një traditë në këtë qytet (Tiranë) për ata që i konsiderojmë miq special, njerëz që i konsiderojmë të shtëpisë dhe siç bën me çdo vëlla apo motër e ke të familjes, gjithmonë ia jep një çelës dhe i thonë dera është gjithmonë hapur edhe nëse nuk jam këtu je si në shtëpinë tënde. Në emër të qytetit të Tiranës, në emër të Këshillit Bashkiak, në emër të të gjithë qytetarëve që gëzojnë kaq shumë dashuri dhe respekt për Prishtinën, dua të ta dhuroj këtë çelës të qytetit të Tiranës në shenjë të një dere të hapur, një dashurie të madhe dhe një bashkëpunimi që na pret”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj./TV21