Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është dërguar mëngjesin e sotëm në paraburgimin e Durrësit. Ai u transferua atje nga blloku i sigurisë pas vendimit të gjykatës të së mërkurës e cila vendosi ta lërë në burg. Shoqërimi i tij është bërë kjo makina e Drejtorisë së Burgjeve.
Veliaj pritet të qëndrojë aty të paktën deri në vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Ndërkohëh Kryeministri Edi Rama ka qenë sërish mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Tiranës. Kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar një takim të shkurtër me 5 nënkryetarët e Bashkisë.
