Futbollistit të Danimarkës, Christian Eriksenit do t’i vendoset një pajisje për zemër, pas rënies së tij në fushë gjatë Euro 2020. Mesfushori 29-vjeçar të shtunën ka pësuar arrest kardiak në ndeshjen ndaj Finlandës.
ICD – defibrilator kardioverter i implantueshëm – është “i nevojshëm për shkak të shqetësimeve të ritmit”, tha mjeku i ekipit danez, Morten Boesen, shkruan BBC.
Fondacioni Britanik i Zemrës përshkruan ICD-në si një pajisje e vogël, e cila vendoset nën lëkurë, është e lidhur me zemrën me “tela të hollë” dhe “dërgon impulse elektrike për të rregulluar ritmet anormale të zemrës”./21Media
