Erdogani mallkoi Qeverinë e Austrisë, pasi ngriti flamurin izraelit

TË FUNDIT

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se ai e mallkon Qeverinë austriake pasi ngriti flamurin izraelit në ministritë federale austriake.

“E mallkoj Qeverinë austriake për varjen e flamurit izraelit në ndërtesën e administrates së zyrës. Të ngresh flamurin e një shteti terrorist në ndërtesën e vet të shtetit do të thotë të identifikohesh me terrorin. Austria padyshim që po përpiqet të detyrojë muslimanët të paguajnë për gjenocidin që bëri kundër hebrenjve”, tha Erdogan në Ankara.

Siç ka thënë më parë kancelari austriak Sebastian Kurc, flamuri izraelit u ngrit në çatinë e ndërtesës federale të kancelarit në shenjë solidariteti, pasi “sulmet terroriste ndaj Izraelit meritojnë dënimin më të ashpër”.

Pas ndërtesës së kancelarit, flamuri izraelit u ngrit gjithashtu edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë, duke shprehur mbështetje të fortë për sigurinë e Izraelit.