Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i bëri thirrje sot presidentit rus, Vlladimir Putin të formojnë një grup të përbashkët për zgjidhjen e situatës në rajonin e Nagorno-Karabahut, publikoi Si-En-En-i turk, duke cituar burime diplomatike.
Siç theksohet, Erdogani ia dërgoi ftesën Putinit gjatë bisedës telefonike të mbajtur më 7 nëntor.
TASS njoftoi se përgatitjet për formimin e grupit mund të fillojnë në ditët e ardhshme.
Agjencia ruse thekson se ky informacion deri më tani nuk është konfirmuar nga personat zyrtar turq ose rusë.
