Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka bërë të ditur se homologut i tij izraelit, Isaac Herzog, në muajin mars do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi, transmeton Anadolu.
Duke folur me gazetarët para një udhëtimi në Ukrainë, presidenti Erdogan tha se vizita e pritur e presidentit izraelit në Turqi do të ndodhë në mes të muajit mars.
Ai po ashtu njoftoi se presidenti rus, Vladimir Putin, po ashtu do të vizitojë Turqinë për një vizitë zyrtare pas vizitës së tij në Kinë.
Duke komentuar rritjen e fundit të tensioneve midis Moskës dhe Kievit, Erdogan tha se Turqia “po ndjek nga afër” zhvillimet.
“Në çdo platformë, ne shprehim mbështetjen e Turqisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, shtoi presidenti turk.
Erdogan pritet të marrë pjesë në takimin e 10-të të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë midis dy vendeve në kuadër të vizitës së tij në Ukrainë.
Erdogan dhe homologu i tij ukrainas pritet të nënshkruajnë marrëveshje të ndryshme, si dhe do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media në kryeqytetin Kiev.
