Erdogan përshëndet përpjekjet e Trumpit për paqe mes Izraelit dhe Hamasit

TË FUNDIT

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Tramp, duke thënë se Turqia mirëpret përpjekjen për të arritur paqe në rajon, por shtoi se Izraeli duhet të ndalojë sulmet që përpjekjet të kenë sukses, njoftoi presidenca turke.

Në komunikatë thuhet se Erdogani, në bisedën e kërkuar nga pala amerikane, i ka thënë Trampit se Turqia do të vazhdojë të mbështesë iniciativat e paqes në rajon dhe të kontribuojë në vizionin e Trampit për paqen globale.

Shtohet se të dy diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe, me ç’rast Erdogani e ka theksuar rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për të forcuar bashkëpunimin, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes.