Erdogan ofendoi Macronin! Franca fton Ambasadorin për konsultime

TË FUNDIT

Tetovë, me fishekzjarre festojnë 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Në sheshin Iliria në Tetovë me fishekzjarre po festohet 108 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

41 viktima dhe 1022 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 3127 testime të realizuara,...

Black Friday, turma me qytetarë për të blerë! Filipçe: Duhet të jeni të durueshëm

https://youtu.be/nbNvO7FY5U0 Turma të mëdha vërshuan qendrat tregtare të Shkupit ditën e djeshme....

Dita e tretë e protestave të VMRO-DPMNE-së! Mickoski: Këtë fundjavë në Sofje copëtohet identiteti

https://youtu.be/XC1qXQ8Ckcw Zoran Zaev është duke përgatitur një dështim kombëtarë, por nga secili...

Jeton e vetme në një dhomë konvikti! E përmalluar për fëmijët kërkon ndihmë

https://youtu.be/4QLTvlEr72E Kjo është Zana Kuqi nga Tetova. Ajo jeton...

Franca ka ftuar ambasadorin nga Turqia për konsultime pasi presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ofendoi homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Ai tha se Macron kishte nevojë për një kontroll të shëndetit mendor për zotimin për të mbrojtur vlerat laike dhe për të luftuar Islamin radikal.

Macron ka folur me forcë për këto çështje pasi një mësues u vra për shfaqjen e karikaturave të Profetit Muhamed në klasë.

Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat tona”, tha ai në fillim të kësaj jave.

Paraqitjet e Profetit Muhamed mund të shkaktojnë ofendime serioze për myslimanët sepse tradita islamike ndalon qartë imazhet e Muhamedit dhe Allahut (Zotit), transmeton tv21.tv

Por sekularizmi shtetëror është thelbësore për identitetin kombëtar të Francës. Frenimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur ndjenjat e një komuniteti të veçantë, thotë shteti, minon unitetin e vendit.

“Çfarë mund të thuhet për një kryetar shteti i cili trajton miliona anëtarë nga besime të ndryshme në këtë mënyrë: së pari, bëj kontrolla mendore”, ka thënë Erdogani.

“Çfarë problemi ka individi i quajtur Macron me islamin dhe myslimanët? Macronit i duhet trajtim mental”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, zyra e Macronit në reagim të ashpër ka thënë se komentet e presidentit turk janë të papranueshme./21Media

TË NGJAJSHME