Erdogan në Shqipëri, inauguron lagjen me 522 banesa

TË FUNDIT

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të zgjasë disa orë. Pas mbërritjes në Rinas rreth orës 09:00, bashkë me kryeministrin Edi Rama, Presidenti turk iu drejtua Laçit për prerë shiritin dhe parë nga afër lagjen e re të banesave ndërtuar me mbështetjen e presidentit Erdogan.

Janë 522 apartamente me vlerë 42 milionë euro, kontribut i Turqisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në orën 14, në ambientet e kryeministrisë u mbajt takimi Rama-Erdogan e më pas nënshkrimi i 7 marrëveshjeve e memorandumeve bashkëpunimi.

Pjesë e vizitës në Tiranë të presidentit Erdogan është edhe një ndalesë për të parë Xhaminë Ethem Beu pas rikonstruksionit. Rreth orës 15:00 është paraparë konferenca për shtyp e kryeministrit Rama me Erdogan, ndërsa vizita e presidentit turk do të mbyllet me një fjalë në parlamentin e Shqipërisë./TV21