Erdogan mbledh qeverinë e re, ministrat betohen edhe përpara Ataturkut

TË FUNDIT

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan mbajti mbledhjen e qeverisë së re pas ceremonisë së betimit për mandatin e tij të tretë në krye të vendit.

Ministrat e rinj dhe zyrtarë të tjerë të lartë vizituan më parë dhe mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturk, i cili konsiderohet si themelues i republikës moderne turke.

Erdogan i caktoi ministrat e rinj të kabinetit të dielën e kaluar, ku ra në sy se pjesa më e madhe e anëtarëve të kabinetit ishte zëvendësuar, përfshirë këtu dhe kryediplomatin Cavusoglu.