Suedia dhe Finlanda duhet të dëbojnë apo ekstradojnë deri në 130 “terroristë” në Turqi, para se Parlamenti turk të miratojë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO.
Kështu deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Dy shtetet nordike aplikuan për anëtarësim në NATO pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit të vitit 2022. Por, që ato të bëhen anëtare, duhet miratimi i 30 shteteve anëtare të aleancës perëndimore ushtarake./TCH
