Deklarata e presidentit të SHBA-së Jo Biden, se e konsideron presidentin rus Vladimir Putin si vrasës është e papranueshme dhe nuk i përshtatet presidentit të SHBA-së, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Presidenti Erdogan tha se deklarata e presidentit amerikan për homologun e tij rus ishte e papranueshme dhe e papërshtatshme për një president të SHBA-së.
“Deklarata e z. Biden për z. Putin nuk i ka hije një presidenti. Vërejtjet që presidenti bën në publik për një president të një vendi si Rusia janë me të vërtetë të papranueshme dhe jo diçka që mund të pranohet”, tha Erdogan.
Sipas tij, Putini bëri gjënë e duhur duke dhënë “përgjigje shumë, shumë elegante”, njoftuan mediat britanike.
Biden për Putinin tha se “e njihte atë relativisht mirë” dhe se në përvojën e tij me liderët e huaj, gjëja më e rëndësishme ishte të njohësh bashkëbiseduesin.
Ai gjithashtu për televizionin Ej-Bi-Si tha se nuk besonte se presidenti rus kishte shpirt, ndërsa kur u pyet nëse mendonte se Putini ishte vrasës, ai këtë e pohoi.
