Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pranon se ka pasur disa probleme në reagimet e para të qeverisë pas tërmetit. Ai thotë se të gjitha operacionet janë kthyer në normalitet.
“Fillimisht kishte probleme në aeroporte dhe nëpër rrugë, por sot gjërat po lehtësohen dhe nesër do të jetë edhe më lehtë, për shkak se kemi mobilizuar të gjitha resurset tona. Shteti po e bën punën e vet”, tha Erdogan.
Ai mori kritika për mobilizim të ngadalshëm të qeverisë ndaj zonave të prekura nga tërmeti të hënën.
Erdogan mbërrin në rajonin e goditur nga tërmeti
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka udhëtuar në zonën më të goditur nga tërmeti, raportojnë agjencitë e lajmeve. Ai do të vizitojë Kahramanmaras dhe Hataj si dhe Pazarcik, qendra e tërmetit.
Shumë prej tyre kanë shprehur zemërim për mungesën e dukshme të veprimit të qeverisë, me disa njerëz që pretendojnë se ndihma nuk është arritur ende tek ata.
Një grua, Arzu Dedeoglu, i tha një gazetari të BBC mbrëmë në lagjen Numune të Iskenderun, në Turqinë jugore, se dy mbesat e saj ishin ngecur nën rrënoja dhe nuk kishte mbërritur asnjë ndihmë.
“Ne kemi dy fëmijë nën rrënoja, Aysegul dhe Ilayda. Ata janë zhdukur tani, jam i sigurt që tashmë janë zhdukur. Pse nuk mund të kishin ardhur më herët?”
Një tjetër e mbijetuar në qytetin jugor të Antakias, Melek, 64 vjeç, pyeti: “Ku janë çadrat, ku janë kamionët me ushqim?”
Erdogan pritet të vizitojë zonat e goditura nga tërmeti
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë zonat e goditura nga tërmeti i fuqishëm i së hënës, teksa punonjësit e shpëtimit vazhdojnë me misionin e tyre për të çliruar njerëzit e bllokuar nën rrënoja.
Vizita e tij do të përfshijë qytetin e Kahramanmaraş dhe provincën Hatay pranë epiqendrës së tërmetit të fuqishëm, sipas zyrës së presidentit turk.
Erdogan më herët shpalli një gjendje të jashtëzakonshme tre mujore në 10 provinca./21Media
