Epokë e re në energjetikë! Licencat e para për ruajtjen e energjisë elektrike në Maqedoni

TË FUNDIT

Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka dhënë kompanisë “Energo Solar Systemi” licencat e para për sisteme baterish për ruajtjen e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme. Bëhet fjalë për dy sisteme me fuqi të përgjithshme prej 2.600 kilovatësh, të vendosura në kuadër të dy centraleve fotovoltaike që tashmë janë në funksion, përcjell TV21. Kryetari i KRrE-së, Marko Bislimoski, deklaroi se kjo shënon fillimin e një cikli të ri investimesh në energjetikë dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik.

Bislimoski pret rritje të interesit nga pronarët e centraleve solare dhe nga kompanitë që do të ishin operatorë të pavarur të depozitave me bateri, gjë që do të kontribuojë në një sistem energjetik më të qëndrueshëm, efikas dhe stabil në vend.