Sipas kumtesës javore të Institutit të lartë të shëndetit italian (ISH) epidemia e Kovid-19 është në fazë akute në Itali, ndërsa gjatë 11 javëve të fundit ka rritje progresive të infeksioneve të reja, shkruan “Hafington post”.
Sipas dokumentit, virusi po qarkullon në të gjithë territorin kombëtar, dhe në 18 rajone treguesi për shpejtësinë e përhapjes së virusit Rt është mbi 1. Deri në atë numër, konsiderohet se situata shëndetësore-epidemiologjike është nën kontroll.
Aktualisht në Itali ka 4,913 vatra të koronavirusit në Itali, nga të cilat 1,700 janë të reja. Shumica e vatrave janë brenda familjeve – 80 për qind.
Dokumenti këshillon qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse në fuqi dhe të shmangin situatat që mund të inkurajojnë përhapjen e mëtejshme të infeksionit kur është e mundur.
Qeverive rajonale u kërkohet të shtojnë masat bazuar në vlerësimin e gjendjes, duke përfshirë krijimin e mini-karantinave ose “zonave të kuqe” lokale.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë qendrore të rajonit, ato nuk mund të zbusin masat e mbrojtjes që zbatohen në të gjithë territorin kombëtar, por mund t’i forcojnë ato.
