Nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi, emërohet konzul nderi i Meksikës në Maqedoninë e Veriut. Maliqi këtë e bëri të ditur përmes rrejtit social Facebook, i cili shkruan se përveç karierës si biznesmen, emërimi i Konsull nderi të Meksikës është një sfidë e re dhe e këndshme.
Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar:
“Përveç karrierës time të gjatë si biznesmen, emërimi i Konsull nderi të Meksikës është një sfidë e re e këndshme që më bën të ndihem i plotë dhe i kënaqur.
Nga pikëpamja profesionale, emërimi i një konsull nderi të këtij vendi është një mision i ri profesional për mua, në të cilin unë jam gati të kontribuojë plotësisht që misioni të jetë edhe më i suksesshëm”.

