Entuziasti i veturave, Jay Leno pëson djegie të rënda në fytyrë

TË FUNDIT

Prezantuesi i televizionit amerikan dhe komediani Jay Leno pësoi djegie të rënda të hënën pasi një nga makinat e koleksionit të tij mori flakë dhe fytyra e tij u dogj.

Leno u shtrua në spitalin e kirurgjisë plastike Groshman Burn Center në Los Angeles.

Sipas Reuters, pjesa e majtë e fytyrës i është djegur, por syri dhe veshi kanë mbetur të padëmtuar.


“Jam mirë. Më duhen vetëm një ose dy javë për t’u rikthyer në këmbë,” tha Leno.

Jay Leno, 72 vjeç zotëron një koleksion prej rreth 286 automjetesh, duke përfshirë makina dhe motoçikleta.

Leno hapi garazhin e tij për Team Bondi, kompania që qëndron pas videolojës 2011 LA Noire, e vendosur në Los Angeles në fund të viteve 1940.

Koleksioni i Leno përmban pothuajse 100 makina nga kjo periudhë dhe i lejoi ekipit të rikrijonte imazhet e tyre sa më saktë që të ishte e mundur.

Për më tepër, Leno është një nga drejtuesit më të ndjekur të programeve të natës në SHBA. Pas largimit nga “The Tonight Show” në 2009, ai filloi programin e tij “Jay Leno’s Garage” në CNBC në 2015, dhe në 2021 u bë drejtuesi i “You Bet Your Life”.

error: Content is protected !!