Ennur Totre rikthehet te Shkëndija

TË FUNDIT

Pas dy viteve pauzë, mesfushori Ennur Totre sërish do të luaj me fanellën e Shkëndijës, pasi vjen si huazim nga ukrainasit e Vorskla Poltavës.

Totre është rritur në shkollën e futbollit Shkëndija, ndërsa për ekipin e parë debutoi si 17-të vjeçar. Me Shkëndijën u paraqit në 7- sezone dhe ishte fitues i 3 titujve kampion e 2 trofeve të Kupës. Verën e vitit 2021 firmosi me Tiranën dhe në fund të sezonit u shpall kampion i Shqipërisë, pas çka u transferua në Ukrainë te Vorskla Poltava.

Totre ka udhëtuar drejt Antalias ku bashkohet me ekipin në fazën përgatitore në Turqi.