Emërimi i Osmanit si koordinator i Çairit, Selimi: E hodhën brenda zjarrit të konfliktit

TË FUNDIT

Nëse informacioni se Bujar Osmani është emëruar koordinator i degës së Çairit është i vërtetë, atëherë ky veprim do të eskalojë edhe më shumë konfliktin që ka BDI me Grupin e zjarrit. Kështu vlerëson analisti politik Sefer Selimi, duke shtuar se sipas disa informacioneve në periudhën në vijim mund të vijw edhe heqja e Grupit të Zjarrit nga funksionet e rëndësishme në parti.

 “Atëherë do të ngelet që grupi i zjarrit apo fraksioni të pranoj çdo kusht dhe çdo vendim të z.Ahmeti pa e vënë në dyshim apo pa e kontestuar aspak dhe me dinjitet të nëpërkëmbur të kthehet në margjinat e partisë ose do të nënkuptojë që ky konflikt do ta arrije kulminacionin dhe ndoshta do të kemi një përçarje përfundimtare në mes grupit dhe partisë”, tha Sefer Selimi, analist politik.

Ndarja eventuale e grupit të zjarrit nga partia amë, jo që do i bënte dëm të madh partisë sa i përket mbledhjes se votave në zgjedhjet e ardhshme, por edhe do të bënte defaktorizimin e votës shqiptare, shtoi Selimi.

“Sipas mendimin tim nëse kjo përplasje dhe ky konflikti eskalon deri në përçarje të këtij grupi do të kemi një defaktorizim të plotë të shqiptarëve ku çdo mëhallë do të ketë partinë e vetë dhe natyrisht se të përçarë dhe me votë të fragmentuar pjesëmarrja në Qeveri do të jetë farsë, do të jetë pa peshën e duhur për të ndikuar në politikat e shtetit dhe do të bëhet siç thotë vetë Ali Ahmeti “hyn e dil Isuf Qamil”, deklaroi Sefer Selimi, analist politik.

Sipas Selimit detyra e dhënë për Osmanin është një kurth. Sqaron se kur filloi konflikti brenda BDI-së, pakënaqësitë e “zjarrit” ishin ndaj  Osmanit dhe Grubit. Me kalimin e kohës Osmanin, grupi zjarrit  e hoqi  nga protagonizmin për shkak të pozitës të rëndësishme që e ka në këtë periudhë si ministër i Jashtëm.

 “Me emërimin si koordinator i degës së Çairit, gjithmonë flasim nëse vërtetohen këto informata do të nënkuptonte që në njëfarë formë atë e hedhin brenda zjarrit të konfliktit dhe kjo gjithsesi që do të jetë një rëndesë plus në kryerjen e aktiviteteve të veta si qeveritar apo ministër I Punëve të Jashtme”, tha Sefer Selimi, analist politik.

Që Osmani të jetë koordinator i degës së Çairit, Selimi vlerëson se është luks i panevojshëm për shkak se vendi në periudhën në vijim vendi hy në fazë të rëndësishme të anëtarësimit të vendit në BE e që janë ndryshimet kushtetuese, proces që duhet të fokusohet edhe më shumë Osmani, përfundon Selimi.