EMA sot përsëriti vendimin për efektet e vaksinës AstraZeneca

TË FUNDIT

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) sot përsëriti se është më i madh përfitimi se rreziqet e vaksinës kundër Kovid-19 të “AstraZenekës” dhe rekomandoi që rivaksinimi të kryhet nga katër deri 12 javë te të gjitha  grupmoshat.

“Vaksina kundër Kovid-19 e kompanisë AstraZeneka është efikase në parandalim të hospitalizimit, pranimit në kujdes intensiv dhe rasteve të vdekjeve për shkak të Kovid-19. Efektet më të shpeshta dhe anësore janë thjesht të lehta apo të matura. Efektet anësore më serioze janë raste të rralla të mpiksjes së gjakut me nivel të ulët të trombociteve, për të cilat konsiderohet se paraqiten te një prej 100.000 persona të vaksinuar”, theksohet në kumtesën e EMA-s.

EMA theksoi se do të vazhdojë t’i vlerësojë informacionet nga terreni, si dhe nga kompania AstraZeneka në rast të konkluzioneve të tanishme duhet të ndryshohen në pajtim me zhvillimi e gjendjes.

TË NGJAJSHME