Elsan Nurçeski, u.d kryetar i Komunës së Pllasnicës

TË FUNDIT

Pas zgjedhjes së Ismail Jahoskit për deputet ka mbetur i zbrazët vendi i kryetarit të komunës së Pllasnicës dhe për një periudhë të caktuar funksionin e kryetarit të kësaj komune konform ligjit për pushtet lokal do ta kryejë anëtari i Këshillit të kësaj komune, Elsan Nurçeski.

“Jam i caktuar të ushtrojë detyrën e kryetarit të komunës së Pllasnicës nga ana e kryetarit të deritashëm Ismail Jahoski i cili është zgjedhur deputet nga radhët e BDI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kam nderin dhe kënaqësinë që përfaqësoj komunën e Pllasnicës. Funksionin do ta kryejë me nder, përgjegjësi dhe në mënyrë transparante si dhe konform Kushtetutës, statutit të komunës, aktet nënligjore dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Nurçeski.

Ai ka thënë se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet juridike, fizike, organizata vendore dhe ndërkombëtare dhe institucione.

“Qëllimi i funksionit tim do të jetë të kontribuojë në jetë më të mirë dhe cilësore për të gjithë qytetarët e Pllasnicës në gjitha sferat e veprimit për këtë periudhë kohore”, ka thënë mes tjerash Nurçeski.

Konform ligjit të pushtetit lokal, atij i pushon funksioni anëtar i Këshillit derisa ushtron detyrën e kryetarit të Komunës së Pllasnicës.