Elon Musk sulmon George Soros – ç’po ndodh mes 2 multi-miliarderëve?

TË FUNDIT

Grupe të financuara nga miliarderi hungarez George Soros i kanë bërë thirrje disa prej kompanive më të të mëdha në glob që të heqin dorë nga Twitter tani që në krye të tij është Elon Musk.

New York Post raporton se Elon Musk po kërkon të zbulojë cili qëndron pas këtyre thirrjeve të bëra publike me anë të një letre të firmosur nga më shumë se 20 grupe liberale.

Këto OJF të majta – shumë prej tyre të financuara nga miliarderi George Soros, bashkëpunëtorë të Clinton apo edhe Bashkimi Europian apo qeveria kanadeze – kanë bërë thirrje të bojkotohet Twitter nëse Musk merr në dorë kompaninë.