Elon Musk mban premtimin! Pajisjet për Starlink arrijnë në Ukrainë

TË FUNDIT

Ministri i transformimit digjital në Ukrainë, Mykhailo Fedorov përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se Ukraina ka pranuar pajisjet e nevojshme për të vënë në funksion satelitët Starlink për territorin e Ukrainës, përcjell TV21.

“Starlink-këtu. Faleminderit Elon Musk”, ka shkruar Fedorov.

Ndryshe, përmes kompanisë së tij SpaceX, Musk ka lansuar mijëra satelitë Starlink në orbitë të tokës, që e rrisin shpejtësinë dhe cilësinë e internetit në pjesë të ndryshme në botë. Satelitët ndihmojnë që sasi të mëdha të informacionit të barten për një kohë të shpejtë, duke eliminuar nevojën për fibra optikë.