Elita Ziberi – mahnitëse në 15-vjetorin e karrierës/VIDEO

TË FUNDIT

Këngëtarja Elita Ziberi dëshmoi, se 15 vjet karrierë e kanë ndihmuar të krijojë një imazh të një këngëtareje me të gjitha tiparet.

Profesionalizëm, elegancë, program i begatuar, interpretim “live” ishin disa nga veçoritë që e karakterizuan koncertin e saj.

Për t’i dhënë mbështetje, siç ka bërë deri më tani, i pranishëm ishte aty edhe legjenda e muzikës shqiptare, Arif Ziberi – vokalisti i grupit “Elita 5”.

Arifi është babai i Elitës, e kjo lidhje dëshmon se përveç punës, Elita këndimin e ka edhe të trashëguar.

Kjo më së miri dëshmohet edhe në këngën e “Elitës 5” që Elita e këndoi gjatë koncertit./TV21