Grupi legjendar Elita 5 ka publikuar tashmë edhe videoklipin e këngës “Lamtumirë”, shkruan TV21.
Kënga është një baladë e cila si shumë të tjera të grupit, i dedikohet dashurisë.
Elita 5 është një grup rok shqiptar, i formuar në Tetovë në vitin 1988. Grupi konsiderohet një pionier i rok-ut shqiptar dhe këngët e tyre kanë një bazë shumë të madhe fansash në trojet shqip-folëse.
Disa prej hiteve të Elita 5 janë “E urrej shiun”, “Al Kapone” e “Faleminderit”.
