Ka nisur edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit, “Jazz fest Tetovo 2025”, përcjell TV21.
Festimi nisi sot, më 11 shtator ndërkaq do të zgjasë tri ditë.
Në natën e dytë, që do të mbahet nesër, më 12 shtator, do të performojë Elina Duni e shoqëruar nga Rob Luft me kitarë.
Në natën e tretë, më 13 shtator do të paraqiten Artan Bakija, Markelian Kapidani dhe String Quartet.
Që të gjitha netët kanë filluar nga ora 20:00, në “Europe House Tetovo” dhe hyrja është falas.
Festivalin e kanë hapur artistët vendor, Vullnet Neziri, Shkëlzen Baftiari, Aleksandra Çurukovska, Faton Stafai dhe Korab Hajdari./TV21