Eliminohet Loriana Kuka

TË FUNDIT

Kuka tani në garë për medaljen e bronztë

Kuka tani në garë për medaljen e bronztë
Xhudistja pejane, Loriana Kuka nuk arriti ta sigurojë pjesëmarrjen në gjysmëfinale te Grant Prix që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Kosovarja në rrethin e tretë është mposhtur nga kubanezja, Kaliema Antomarchi, përcjell rtv21.tv
Kuka  rrethin e parë e kaloi me sukses, ku mposhti garuesen nga Hungaria Fanni Toth.
Xhudistja kosovare u mposht në “Golden Score”, për të vazhduar rrugëtimin e saj me shpresën tek medalja e bronztë, në kategorinë deri në 78 kilogramë. Loriana në garë për medalejn e bronztë do të përballet me xhudisten portugeze, Patricia Sampaio.
Kujtojmë se, në ditën e premte dhe të shtune, garat në këtë eveniment i kishin mbyllur, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Akil Gjakova. /21Media