Ish ambasadori në Bruksel dhe Luksemburg, Lazar Elenovski sot është mysafir në Click Plus në TV21.
Elenovski në një moment ka kujtuar se si ka ardhur deri te koalicioni BDI-VMRO-DPMNE.
“Pas 14 vjetësh vjen koha dhe zbulohen detaje për të ashtuquajturën marrëveshje të majit 2007. Ajo ishte Qeveria e parë e Gruevskit dhe mendoj qeveria më e mirë e Gruevskit. Koalicion qeveritar ishin VMRO-DPMNE, PPSD dhe PDSh. Edhe pse një numër i madh i shqiptarëve votuan për BDI, ata nuk ishin në Qeveri, për shkak të shkaqeve ideologjike dhe e kanë bojkotuar Parlamentin. E udhëhoqa pikën për NATO-n në Qeveri dhe përmbushjen e kritereve. Kishte vërejtje nga NATO se nuk ka dialog politik. Në një natë shkurti, kam kërkuar pranim te kryeministri dhe i propozova se duhet të fillojmë negociata me BDI-në, sepse është problem i madh për integrimin në NATO dhe të zgjidhim problemin me dialogun politik dhe kthimin e BDI-së në institucionet e sistemit. Gruevski më tha shko në rrezik tëndin. Unë fillimisht hyra në kontakt me Teuta Arifin dhe e organizoi takimin me Ali Ahmetin. Shkova atje pa sigurim, sepse konsiderova se ashtu duhet të jetë qasja. Këtu filloi tërë rrëfimi, i cili pas tre muajsh, pas takimeve të shumta, ndodhi takimi i parë mes Gruevskit dhe Ahmetit në Klubin e Deputetëve dhe kështu u mor vesh që të kthehen”, tha Elenovski.
